te arrestuarit xhixha paralajmeron se do behet i penduar do rrefej lidhjet e grupeve kriminale me politiken 6289c776ed236

Të arrestuarit/ Xhixha paralajmëron se do bëhet i penduar: Do rrëfej lidhjet e grupeve kriminale me politikën

May 22, 2022
1 minut lexim

31 vjeçari Besjan Xhixha bashkë me të arrestuarit e tjerë ka pasur reagim të fortë në sallën e Gjykatë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur është përballur me Nuredin Dumanin.

Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

Gazetarja Kolidana Lala tha për BalkanWeb se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kosova e penalizuar nga bashkesia nderkombetare 6289bf4277f8b
Story i mëparshëm

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

refugjatet ukrainas jane mirenjohes ndaj polonise por be se i vjen thirrja per ndihme 6289c7badb93a
Story i radhës

Refugjatët ukrainas janë mirënjohës ndaj Polonisë – por BE-së i vjen thirrja për ndihmë

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë