te armatosur deri ne dhembe policia e republikes serbe po ruan makinen e dodik ne sarajeve 6809494bb11e8

Të armatosur deri në dhëmbë, policia e Republikës Serbe po ruan makinën e Dodik në Sarajevë

April 23, 2025
1 minut lexim

Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, ku aktualisht ndodhet presidenti i RS-së, Milorad Dodik, sot kanë arritur pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA).

Mësohet se pjesëtarët e SIPA-s kanë tentuar ta arrestojnë Dodikun, por këtij veprimi i janë kundërvënë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe.

E forcat speciale të armatosura të MPB-së së Republikës Srpska dhe pjesëtarët e sigurimit personal të Milorad Dodik po ruajnë presidentin, pasi anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) tentuan ta arrestonin.

Më herët gjatë ditës, Dodik ka arritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore, ku sonte planifikon të mbajë një takim me kryetarin e bashkisë dhe kryetarët e komunave që përbëjnë Qytetin e Sarajevës Lindore.

Përpara këtij takimi, Dodik ka qëndruar në Shekoviq, ku në orën 16:00 ka marrë pjesë në një takim me rastin e fillimit të projektit për gazifikimin e pjesës lindore të Republikës Serbe. Ky takim është mbajtur në ndërtesën e komunës, siç ishte paralajmëruar më herët nga Kabineti i Presidentit të RS-së, raporton Klixa.ba

Kujtojmë se Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës kishte lëshuar më herët një urdhër-arrest për Milorad Dodikun, si dhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq dhe kryetarin e Kuvendit Kombëtar të RS-së, Nenad Stevandiq, pas një vendimi për dënim me burg për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

openai i thote gjykates se do te blinte chrome nga google 680946b9d44da
Story i mëparshëm

​OpenAI i thotë gjykatës se do të blinte Chrome nga Google

pronari i baneses qe u dogj ne muharrem fejza sjeton ne kosove motra nga tymi detyrohet te marre infuzion 68094a035c237
Story i radhës

Pronari i banesës që u dogj në “Muharrem Fejza” s’jeton në Kosovë, motra nga tymi detyrohet të marrë infuzion

Të fundit nga

ShkoLartë