Tayna është mjaft e mbyllur sa i përket jetës private dhe familjes, të cilën e mban larg famës së saj dhe mediave.
Por në një ditë speciale si kjo e sotit, kur babai i saj ka ditëlindjen, ajo ka ‘bërë postimin e ëmbël duke na e prezantuar atë për herë të parë.
Ajo ka postuar në Instastory një foto të babait, duke e quajtur mashkullin më të rëndësishëm në jetën e saj.
Postimi i Taynes
“Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit”, ka shkruar Tayna.