Tayna paralajmëron bashkëpunimin me Lumi B

1 minut lexim

Reperja e njohur, Tayna është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Përmes një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, reperja nga Prizren ka zbuluar se kënga do të jetë një duet me reperin Lumi B.

“Vallëzo ti sonte, futja futja valle”, ka shkruar Tayna në një postim duke etiketuar reperin, i cili gjithashtu e shpërndau në Instagramin e tij.

Image

Foto Instagram

Ndërkohë, të dy artistët aktualisht po shijojnë sukseset me bashkëpunimet e tyre të fundit, Tayna me reperin Azet në këngën “Tequila”.

Ndërkohë, Lumi B pak ditë më parë lansoi projektin “Ma e mira” që erdhi në bashkëpunim me DJ PM, DJ Dagz dhe Ermal Fejzullahun.

Të dy ndërkohë si një pjesë e mirë e estradës gjatë kësaj periudhe të vitit mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dyshohet se fshihet Talo Çela, policia e Tiranës kontrolle ‘blic’ në disa zona të kryeqytetit

Story i radhës

Nga hapja e negociatave me BE deri te takimi me Blinken, cilat janë arritjet e MPJ?

Të fundit nga