Fansat e Taylor Swift kanë shprehur tërbimin e tyre pasi u shfaqën pamjet e pjesëmarrësve të koncertit duke hedhur sende drejt këngëtares.
Një trend i çuditshëm është shfaqur kohët e fundit kur muzikantët duhet të durojnë që t’u hidhen sende gjatë performancës live, me Harry Styles së fundmi që u godit në fytyrë ndërsa ishte në skenë.
Bebe Rexha pësoi një dëmtim të madh në sy, teksa shfaqi mavijosjen në fytyrë pas një incidenti, ndërkohë që artistja shqiptare Ava Max u godit me shuplakë nga një individ gjatë një shfaqjeje.
Adele madje dha një paralajmërim gjatë një prej performancave të saj në Las Vegas, duke u thënë të pranishmëve në publik që as mos të tentojnë të gjuajnë.
Në një video të re që u postua në TikTok, Taylor ishte duke ecur, e rrethuar nga anëtarët e stafit të sigurisë, gjersa fansat i bërtisnin asaj nga lart.
@natashalitle11 @Taylor Swift @Taylor Nation I was enchanted to (kind of) meet you🫶🫶🫶#kctstheerastour #taylorswift #swifttok #KCN2 ♬ original sound – Natasha Litle
Disa u shfaqën më pas në klip duke i hedhur diçka, për të cilën pretendohej se ishin byzylykë, teksa 33-vjeçarja në ato momente ngeli e habitur.
Rojet e sigurisë shiheshin duke u përpjekur ose të kapnin ose t’i largonin objektet, ndërsa fansat lart bërtisnin të emocionuar kur panë këngëtaren.
Videoja që atëherë është rishpërndarë në Twitter, ku shumë nga fansat reaguan të zemëruar nga trajtimi që po i bëhet këngëtareve në vazhdimin e këtij trendi.
Një person vuri në dukje se artistët mund të përfundojnë duke u penguar të shkojnë në turne nëse vazhdojnë të përballen me të tilla gjëra.