Luca Pappagallo është shefi i njohur italian me gati 400 mijë ndjekës në Youtube. Ai është shumë i dashur nga publiku si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Luca ka treguar se ai gatuan edhe disa receta shqiptare, të cilat ja ka mësuar një vajzë shqiptare, si tava e dheut apo turlija.
Sakaq, ai u shpreh se nuk ka ardhur asnjëherë në vendin tonë dhe do të kishte shumë dëshirë që t’i provonte këto pjata se si gatuhen në variantin origjinal.
“Pjata e parë shqiptare që kam gatuar është tava e dheut që ma tregoi një vajzë shqiptare. Nga ai moment kam shtuar në librin tim 3 pjata, kam gatuar biskota me origjinë turke, gurabije më duket quhen, edhe turli kam gatuar.
Në kuzhinën shqiptare ka një lloj influencimi si shumë kultura të tjera. Kombinimi i shijeve mes të ëmblës dhe të kripurës janë fantastike.
Nga ana ime shtoj shumë pak në receta, vajza shqiptare që më ndjek nuk është shumë e sigurt. Ajo i telefon një zonje nga Elbasani dhe i thotë nëse nuk e kemi këtë produkt me kë mund ta zëvendësoj.
Ajo i gatuan këto recetat bashkë me mua dhe më thotë shto më shumë djath, ose diçka tjetër, pasi janë receta që unë nuk i kam provuar më parë. Unë nuk kam ardhur asnjëherë në Shqipëri. Dua të vij që t’i provoj se si gatuhen”, tha Luca.
Burimi: GAZETA.MK