Taulant Xhaka flet hapur 

February 13, 2025
1 minut lexim

Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka gjatë verës, do të pensionohet nga loja aktive.

Xhaka sot ka folur në konferencë për shtyp duke shprehur ambiciet e tija deri në pensionim.

Si e imagjinon Xhaka gjysmën e dytë të sezonit dhe lojën e tij të lamtumirës?

“Është dëshira ime të luaj edhe 34 minuta të tjera. Por kjo varet nga trajneri për të vendosur.

Nuk jam ende në pension dhe po stërvitem fort. Unë patjetër dua të bëhem kampion dhe fitues i kupës!”, thotë Xhaka, transmeton mediumi “Blick”.

Taulant Xhaka do të vazhdojë të luajë në futbollin amator në të ardhmen?

“Nuk do të ishte keq për të qëndruar në formë (qesh).

Por nuk kam menduar ende për këtë. Kam kolegë që luajnë për Kleinhuningenin. Sigurisht që do të ishte një opsion”, tha mes të tjera ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

BDI thotë mjaft më: Do reformohemi!

Story i radhës

​Popullsia e Spanjës rritet në mbi 49 milionë falë emigracionit

Të fundit nga

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore më 7 Qershor është një ditë ndërkombëtare e vendosur bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
sqmken
ShkoLartë