Tatjana Vasiq Bozaxhieva propozohet për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

1 minut lexim

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, me shtatë vota “për”, pesë “kundër” dhe asnjë abstenim votuan që kandidatja Tatjana Vasiq Bozaxhieva të jetë gjyqtare e propozuar e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca vazhdoi me debatin për kandidatin Todor Vitlarov, punonjës në Prokurorinë e Shtipit.

Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, në seancën e sotme përsëri tha se do të ishte mirë që gjyqtarët potencialë kushtetues të paraqiten para deputetëve, në mënyrë që, siç tha ai, deputetët të kenë mundësi të bëjnë pyetje dhe më pas të bëjnë një vlerësim.

Deputetët deri më tani kanë konfirmuar kandidaturën e gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe pas mbylljes së debatit për Vasiq Bozaxhievës, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltar shtetëror për legjislacion civil, do të shqyrtohet edhe biografia e prokurorit publik, Ljubomir Joveski si propozim nga partitë në pushtet.

Story i mëparshëm

Këshilli i Prindërve paralajmëron bojkotim të orëve të humbura nga greva në arsim

Story i radhës

Ideali dhe vizioni ynë i përbashkët

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424