Shkup, 8 Dhjetor – Në emisionin Klan Debat, ukrainasja Violeta Dvornikova tha se ata nuk kanë pasur me çka të mbrohen nga rusët, pastaj më vonë janë furnizuar me pistoleta dhe kallashnikova.
”Më 24 shkurt në ora 5 e 40 ne u zgjuam nga eksplodimet e mëdha, në ora 6 të mëngjesit kryetari i Erbinit u thir për seancë të jashtëzakonshme dhe më nuk e di çfarë ka ndodhur. Ne u përgatitëm se si të mbrohemi kundër rusëve, unë jam shkruar që të renditem si vullnetar për ndihmë. Ky vit ishte sa një vit, shumica ikën dhe lëshuan vendin, rusët direkt filluan me bombardime ditën e nesërme, ishte tmerr. Ne luftonim vetëm me koktej molotovi, pistoletat filluan të na vijnë ditët tjera pastaj disa kallashnikova por nuk ishte të mjaftueshëm” – tha Violeta Dvornikova.
Në emisionin Klan Debat ukrainasja, Tatjana Shçerbak tha se ajo me familjen e saj e kanë parë gjithë fillimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, se si ushtria ruse ka hyrë në vendin e saj duke djegur gjithçka që kishte para, ajo tha se kjo luftë ka filluar gati 8 vite më parë.
”Më 25 shkurt, ushtria ruse ka hyrë para ndërtesës time ne ishim në shtëpi dhe e kemi parë atë fotografi se si digjet vendi nga dritarja. Ishte shumë e tmerrshme ku sot e atë ditë ne luftojmë me okupatorët rus, jo vetëm për Ukraninën por për gjithë botën sepse nëse nuk e ndalim do shpërndahet në gjithë Evropën dhe Botën” – tha Tatjana Shçerbak.
Burimi: zhurnal.mk