Task Manager në Windows 11 ka qenë gjithnjë mjeti i fundit që përdoruesit kanë shfrytëzuar për të kuptuar se çfarë po ndodh me kompjuterët e tyre dhe që është lënë në harresë nga Microsoft prej vitesh.
Me përditësimin e ardhshëm Sun Valley, ky mjet do të marrë një përditësim duke e modernizuar në aspektin e dizajnit.
Me Task Manager përdoruesit mund të mbyllnin aplikacionet me forcë, apo të shikonin sesa memorie konsumohej prej tyre.
Por një mori përditësimesh pritet ta bëjnë më të dobishëm. Në versionin 25188 të Windows 11-ës, përdoruesit e versioneve eksperimentale të sistemit operativ mund ti provojnë opsionet e reja.
Nga imazhet e paraqitura mund të shikoni sesi dizajni është rifreskuar për tu adaptuar me ndërfaqen e re Fluent Design. Opsionet janë zhvendosur në të majtë të dritares dhe jo më në krye.
Një opsioni i ri “Efficent Mode” ju jep përdoruesve mundësinë për të kufizuar aksesin e aplikacioneve mbi memorien dhe procesorin.
Dizajni i ri e bën Task Manager lehtësisht të përdorshëm edhe për pajisjet me ekrane me prekje. Debutimi i Sun Valley ende nuk është bërë i ditur.
Task Manager i bashkohet listës së aplikacioneve që do të pësojnë një përditësim masiv. /PCWorld Albanian