task forca e policise ndalon automjet me mallra te kontrabanduara ne rrugen gjilan ferizaj 67fcbbc8889c4

Task Forca e Policisë ndalon automjet me mallra të kontrabanduara në rrugën Gjilan–Ferizaj

April 14, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës – Lindje, kanë ndërmarrë masa të shtuara për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe paligjshmërisë në lindje të vendit.

Gjatë një kontrolli taktik dhe operacional të zhvilluar më 13 prill 2025, rreth orës 15:30, në rrugën magjistrale Gjilan–Ferizaj, është ndaluar një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një mashkull kosovar.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjetit janë hasur 138 palë atlete sportive, të cilat dyshohet se janë mallra të kontrabanduara.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore – kontrabandim me mallra, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Automjeti dhe mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor kompetent, ku do të vazhdojnë procedurat përkatëse ligjore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

zhvillohet sot konferenca e katert nderqeveritare shqiperi be rama ne luksemburg 67fcb26a1e14b
Story i mëparshëm

Zhvillohet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama në Luksemburg

perfundon sezoni i rregullt ne nba caktohet skuadrat qe do te luajne ne play off 67fcbf89524f7
Story i radhës

Përfundon sezoni i rregullt në NBA, caktohet skuadrat që do të luajnë në ‘Play-Off’

Të fundit nga

Ashpërsohet toni mes Indisë dhe Pakistanit

Dëbime, protesta, shkëmbime zjarri – pas sulmit në Kashmir, marrëdhëniet e vështira midis Indisë dhe Pakistanit po përkeqësohen më tej. Njoftohet edhe për akte hakmarrjeje. Pas sulmit në pjesën e Kashmirit që
ShkoLartë