Tasholli: Kërkojmë të japin dorëheqje rektori dhe Këshilli Drejtues i UP-së

min lexim

Unioni Demokratik Studentor (USD)ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.

Pas këtij aktgjykimi, Unioni Demokratik Studentor kërkon që nga rektori i UP-së, Këshilli drejtues si dhe Sekretari i përgjithshëm të japin dorëheqje.

Festim Tasholli nga Unioni Demokratik Studentor, këtë parregullsi e ka quajtur skenar të përgatitur siç tha ai nga grupe të interesit për të cilin ka qenë në dijeni edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Tasholli: Kërkojmë të japin dorëheqje rektori UP-së dhe këshilli drejtues

“Ky skenar ka qenë bukur mirë i përgatitur nga grupe të interesit që veprojnë në universitetin e Prishtinës për të cilin në dijeni ka qenë edhe ministrja e Arsimit e cila nuk ka marrë asnjë masë ndaj këtyre veprimeve. Ne kërkojmë që Këshilli drejtues, sekretari i përgjithshëm si dhe rektori i universitetit të japin dorëheqje tashmë kur pretendimet tona janë të vërtetuara edhe me vendim gjyqësor”, tha Tasholli

Tasholli tha se në mbledhjet e Senatit të UP-së për zgjedhjen e Këshillit drejtues, unionit i është ndaluar hyrja në objektin e rektorit të UP-së.

Tasholli: Studentëve u ndalohet hyrja në UP

“Dje kemi pranuar një aktgjykim nga Gjykata Themelore departamenti për çështje administrative ku është aprovuar si e bazuar padia jonë, ndaj Universitet “Hasan Prishtina” në rastin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit drejtues, më 24 qershor të vitit të kaluar neve kundërligjshëm me ndihmën e forcave të shumta policore na është ndaluar hyrja në objektin e Rektoratit ku po mbahej mbledhja e senatit me pikën e rendit të ditës zgjedhja e anëtarëve te rijnë të këshillit drejtues”, theksoi ai.

Tasholli theksoi po ashtu se përpos dorëheqjes së Këshillit drejtues të UP-së, kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet që i ka marrë ky këshill.

Tasholli: Të anulohen vendimet e UP-së

“Po ashtu, përpos dorëheqjes së tyre, ne kërkojmë që të gjitha vendimet që i ka marrë këshilli drejtues nga moment zgjedhjes të anulohen, këto veprime përfshijnë zgjedhjen e rektorit si dhe statutin e Universitetit të Prishtinës. Ne nuk do të ndalemi dhe do të jemi këmbëngulës deri sa vendimi i gjykatës të zbatohet nga organet përgjegjëse në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”“, u shpreh Tasholli.

Po ashtu nga UDS u shprehën se i besojnë organeve gjyqësore dhe nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër, në mënyrë që të mos dëmtohet Universiteti.

Gjatë ditës edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) nëpër mjet një reagimi në Facebook është shprehur e tronditur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.

ORCA është e brengosur për legjitimitetin dhe ligjshmërinë e të gjitha proceseve të rrjedhura nga ai vendim i paligjshëm për formimin e Këshillit Drejtues, shumica e anëtarëve të të cilit tashmë me vendim gjykate janë ilegalë”, thuhet në reagim.

ORCA pas këtij vendimi e konsideron ilegale përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së, dhe kërkon përsëritje të procesit të zgjedhjes së atyre 5 anëtarëve.

Story i mëparshëm

25 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, homazhe pranë memorialit “Heroi i Demokracisë”

Story i radhës

A është i rrezikshëm deodoranti? Këto janë gabimet që nuk duhen bërë

Të fundit nga