Tashmë e vërtetuar shkencërisht, këto 4 sjellje janë tipike të prindërve toksikë

December 12, 2022
min lexim

Teknikat e prindërimit toksik mund të ndërhyjnë në ndërveprimet e përditshme, pa pasur rëndësi se sa të mira janë qëllimet tuaja. Ja se si të dalloni tiparet tuaja të këqija të prindërimit dhe t’i jepni fund atyre përpara se të bëhet dëmi i madh.

Nuk i menaxhojnë acarimet
 

Prindërimi është plot acarime të përditshme dhe njohja e këtyreve pikave mund të jetë hapi i parë për ta bërë jetën më të lehtë. Dr. Bernstein beson se prindërit mund ta kuptojnë se irritimet e tyre ndikojnë në sjelljen e fëmijëve të tyre.
“Kur ju mësoni të identifikoni dhe menaxhoni frustrimet tuaja prindërore, do të habiteni se sa shpejt sjelljet sfiduese të fëmijës suaj mund të përmirësohen”, thotë ai. Kjo mund të nënkuptojë që të planifikoni kohë shtesë në rutinën tuaj të mëngjesit për t’u përgatitur për një mëngjes të gjatë ose për pesë minuta shtesë për të cilat fëmija juaj ka nevojë t’i veshë këpucët siç duhet. Në vend që të qortoni fëmijën tuaj për mungesën e planifikimit nga ana juaj, gjeni mënyra për të zvogëluar irritimin para kohe.

Emërtojnë fëmijët me nofka ose epitete negative
 

Prindërit toksikë e ngatërrojnë sjelljen e keqe të një fëmije me një identitet negativ dhe nuk e bëjnë dallimin midis zgjedhjeve të këqija dhe një fëmije të keq. “Po ta mendosh mirë, prindërit janë ‘në detyrë’ 24 orë në ditë, çdo ditë të javës,” shpjegon Dr. Bernstein. “Mungesa e kohës për prindërit që të marrin frymë dhe të reflektojnë, mund t’i bëjë ata që ndonjëherë t’i shohin fëmijët e tyre në mënyra globale.

Si rezultat, emërtimet si: dembel, problematik, egoist dhe i/e pandërgjegjshme mund të bëjë që prindërit të influencojnë fëmijët e tyre që të mbyllen në një identitet negativ.” Dhe fëmijët të cilët prindërit i etiketojnë me të tillë emra janë zakonisht të mbushur me zhgënjim, dhimbje, zemërim dhe fyerje. Ata do të demotivohen për të bërë ndryshime pozitive.  “Përqëndrohuni në sjelljen e fëmijëve tuaj dhe në mënyrën se si ta rregulloni atë.”

Krahasojnë fëmijët e tyre me fëmijët e tjerë
 

Një nga sjelljet më të këqija të një prindi toksik është krahasimi i fëmijës me motrat dhe vëllezërit e tjerë apo shokët. me shpresat se ai/ajo do të shfaqë të njëjtën sjellje të mirë. “Në vend të kësaj, ju duhet të lartësoni individualitetin e secilit fëmijë. Krahasimet dëmtojnë vetëvlerësimin dhe nuk shërbejnë për motivim.” Ju thoni “Ti gjithmonë…” Duke përdorur fraza si “Ti gjithmonë” ose “Ti kurrë” nuk lë shumë hapësirë që një fëmijë të ndryshojë sjelljet. Në vend të sjelljes që dëshironi të ndryshoni, përdorni një gjuhë që ofron një mundësi për rritje, siç është ” Dukesh i/e mërzitur kur…” ose “Si mund t’ia dalim me këtë situatë bashkë?”

Refuzojnë t’i lënë të jenë të pavarur
 

Të gjithë prindërit e dinë se t’i shohin fëmijët e tyre të rriten mund të jetë një proces që i mërzit por i bukur, plot krenari për të shkuarën. Për prindërit toksikë, megjithatë, ky proces është plot përkujdesje imponuese e cila pengon rritjen e natyrshem të fëmijës. Fëmijët duhet të jenë në gjendje të fillojnë të kujdesen për veten në një moshë të caktuar. “Të bësh gjithçka për fëmijët e tu është në të vërtetë një sjellje toksike e prindërve”, shpjegon Dr Greenberg. “Kjo u jep atyre mesazhin se ju nuk mendoni se ata janë kompetentë dhe i pengon ata të zhvillojnë aftësitë”. Duke qënë se fëmijët janë në gjendje, atyre duhet t ‘u jepen detyra të përshtatshme për moshën, si për shembull të ushqejnë kafshët shtëpiake apo të ndihmojnë me punët e shtëpisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha: Primaret dëshmuan përpjekjen tonë për të respektuar lirinë dhe votën e anëtarëve

Story i radhës

Situata e tensionuar, shkollat shqiptare në veri të Kosovës vazhdojnë mësimin

Të fundit nga

ShkoLartë