I pranishëm në konferencën për shtyp për të prezantuar Luca Pellegrini, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli për projektin e klubit.
Shqiptari theksoi se futbolli në botë është në një moment të keq, pasi nga njëra anë duhet ruajtur niveli i skuadrës, nga ana tjetër duhet të ketë balancë edhe në shpenzimet e klubit.
“Ne po jetojmë një moment të keq në futboll në nivel botëror dhe evropian, si rezultat ne do të përpiqemi të bëjmë mirë.
Njëra anë për të ruajtur nivelin e lartë të skuadrës, nga ana tjetër për të qenë të vëmendshëm ndaj shpenzimeve.
Sidomos për të sjellë lojtarë të rinj, me perspektivë të madhe, duhet koha e duhur që të rriten djemtë”-tha Tare.