tare inzaghi nder me te miret ne bote 65b3785a6360c

​Tare: Inzaghi ndër më të mirët në botë

January 26, 2024
1 minut lexim

Igli Tare e konsideron trajnerin e Interi Simone Inzaghin si njëri nga më të mirë në botë, derisa skuadrën e tij e sheh si favorite për ta tituar titullin e kampionit në Itali, edhe pse, sipas tij, kjo nuk do të jetë e lehtë.

“Interi mbetet skuadra që duhet mposhtur sepse bëri transferime të rëndësishme dhe është i fortë, por gjithçka do të vendoset në mars. “Nerazzurrët” tani do të kenë kundërshtarë të ashpër si Fiorentina, Juve, Roma dhe Atalanta, plus Atletico në Ligën e Kampionëve.”, theksoi ai.

Ai ka theksuar se Interi ka shumë cilësi, por duhet pasur parasysh që nga tani e tutje ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar.

“Për sa i përket alternativave cilësore, Interi nuk ka kundërshtar, por ky avantazh, të paktën në Serinë A, përfundon nëse luan çdo tre ditë dhe pastaj janë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.”.

Madje, ish-drejtori i Lazios ka thënë se Interin e sheh ndër skuadrat favorite edhe në Ligën e Kampionëve.

“E shoh Interin në mesin e favoritëve, së bashku me Bayernin dhe Cityn. Simone është një nga teknikët më të mirë në botë dhe di të menaxhojë angazhimin e dyfishtë javor. Konfirmimi u dha në Superkupë: kishin ekipin më të fortë dhe sollën në shtëpi trofeun. Tani atij i mungon Scudetto për të kurorëzuar karrierën e tij, por ai tashmë kishte fituar kupa me Lazion dhe ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, tha Tare në fund.

MARKETING

RENT A CAR

image 2 1
Story i mëparshëm

ФОНДАЦИЈАТА ЕДУКАТА ГИ ОДБРА СТИПЕНДИСТИТЕ НА ЈАВНИТЕ УНИВЕРЗИТЕТИ ВО СКОПЈЕ

paralajmeroi se lufta mund te shpertheje ne cdo moment kush eshte rob bauer admirali dhe kreu ushtarak i nato s 65b378d305f9b
Story i radhës

Paralajmëroi se lufta mund të shpërthejë në çdo moment – kush është Rob Bauer, admirali dhe kreu ushtarak i NATO-s?

Të fundit nga

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

Një tërmet me magnitudë 4 është regjistruar në jug të Stambollit. Sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare thellësia ishte rreth 8 kilometra. Ndërkohë epiqendra u regjistrua në Detin e Marmarasë. Nuk raportohet për dëme.
ShkoLartë