Taravari vs Sela/ Vazhdojnë përplasjet për vulat e partisë

April 3, 2024
min lexim

Gazetar: Adrian Kerimi

Aleanca për Shqiptarët dyshon se vendimi i gjykatësit Ilir Rexhepi në kontestin gjyqësor mes dy krahëve brenda këtij subjekti është marrë jashtë gjykatës, shkruan Alsat.

Avokati Abidin Abduli shpalosi sipas tij dëshmi të cilat vërtetojnë një krim të organizuar mes gjykatësit të lëndës, kryetarit të gjykatës së Tetovës Hasan Asani dhe avokatit të krahut të Selës.

Vendimin i cili njeh kongresin e Selës e si rrjedhojë e njeh edhe atë për kryetar të partisë thonë se do ta ankimojnë në Gjykatën e Apelit në Gostivar.

“Hedh dyshime të mëdha se ky vendim është sjell jashtë institucionit Gjykata Themelore e Tetovës dhe vetëm është nënshkruar nga gjykatësi Ilir Rexhepi. Unë kam tre vendime të gjykatësit Ilir Rexhepi për lëndë të tjera dhe vendimin e sjell për ASH-në. Fonti i këtyre lëndëve ndryshe nga ky font. Pastërtia e fletave të vendimeve tjera është evidente dhe ngjyrat e zeza, ndërsa këtu kemi një fletë të bardhë. Petitumet e gjykatësit Rexhepi janë më ngjyrë të zezë të theksuar, këtu është e njëjta ngjyrë në të gjithë vendimin”, tha Abidin Abduli, Avokat i Aleancës për Shqiptarët.

Ziadin Sela akuzoi Taravarin se nga qershori i vitit 2023 ishte bërë pjesë e komplotit kundër ASH-së. Ai tha se kontesti nuk i referohet atij dhe Taravarit, por vendimit të Kongresit. Sela i bëri thirrje aktivistëve që të kthehen sipas tij në Aleancën e vërtetë.

“Nuk bëhet fjalë për kontest mes meje dhe Taravarit, por bëhet fjalë për vendim të kongresit i cili është i dokumentuar me dokumente dhe nënshkrime në Gjykatën Themelore të Tetovës e cila aprovon vendimin e kongresit. Është e drejta e tyre të ankohen ndaj vendimit të gjyqit. Të drejtë të tillë ka çdo delegat dhe anëtar i partisë. Ai duhej të ishte i kujdesshëm dhe të mos e keqpërdorte vulën e partisë dhe nënshkrimin e tij që kur ka pasur vendim të kongresit”, u shpreh Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Jozyrtarisht ndaj Hasan Asanit në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Themelore në Tetovë do të ngritët procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë deri tek Këshilli Gjyqësor mbi dyshimet për largimin e tre gjykatësve nga kontesti gjyqësor brenda ASH-së.

Kontesti erdhi si pasojë e vendimit të Taravarit për t’u rreshtuar me opozitën shqiptare. Sela i cili pretendonte se ASH-ja duhet të shkojë vet në zgjedhje dhe në fund përfundoi si pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga kreu i BDI-së, thirri kongres në të cilin mori besimin e delegatëve për t’u kthyer në pozitën e kryetarit të partisë. Sela e akuzoi Taravarin për tradhti ndërsa ky i fundit e akuzoi Selën për shërbëtor të BDI-së./ Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhjet parlamentare/ Fronti Evropian dorëzoi listën e deputetëve

Story i radhës

Qytetarët me faturave të prapambetura të energjisë, skema të reja lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve nga OSHEE

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë