taravari vlen i arriti ta beje ndryshimin e shumepritur te shqiptaret 67f82bcae0584

Taravari: VLEN-i arriti ta bëjë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët

April 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 prill – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1, ka folur për rrotacionin politik në vendin tonë. Taravari ka deklaruar se më e shëndetshme dhe më demokratike në një shoqëri që të ketë ndryshime në qeverisje nuk ka.

“Në palën maqedonase në 24-25 vitet e fundit janë ndryshuar afër nëntë kryeministra, ndërsa te shqiptarët ka mbetur një parti politike dhe kjo nuk është e natyrshme. Çdo gjë në politikë është e konsumuar. Shpeshherë e them se demokracitë më të zhvilluar në botë si SHBA, jo rastësisht e kanë kufizuar në dy mandate”, tha Taravari.

Në kushtet Ballkanike, siç tha Taravari, më shumë se 10 vite qëndrimi në pushtet teprohet. VLEN-i arriti ta bëjë këtë mrekulli dhe ta sjell ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

murtezani zvarritja e procesit eurointegrues ka emer dhe mbiemer te nje subjekti politik qe ka qene njezet vite ne qeveri 67f82bc540760
Story i mëparshëm

Murtezani: Zvarritja e procesit eurointegrues ka emër dhe mbiemër të një subjekti politik që ka qenë njëzet vite në qeveri

blendi gonxhja parashikon rezultatin e ps ne tirane synojme mbi 20 mandate 67f83129b1dcf
Story i radhës

Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

Të fundit nga

ShkoLartë