Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!

November 22, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherit Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari ka uruar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Taravari thotë se gjuha shqipe është rojtarr i identitetit tonë kombëtar.

“Alfabeti shqiptar nuk është vetëm një kodeks i shkëlqyeshëm që hap dyert drejt një gjuhe, por ai për shkak të historisë së pazakontë të popullit të tij ka marrë përmasat e një rojtari të identitetit shqiptar!”, shkruan në urimin e tij Taravari.

Taravari thotë se duhet të jemi mirënjohës që alfabeti ynë arriti të qëndrojë në këmbë edhe përskaj stuhive të shumta.

“Le ta gëzojmë Alfabetin tonë! Duhet të jemi veçanërisht mirënjohës ndaj tij që edhe pse mes shumë stuhive arriti të qëndroi në këmbë! Gëzuar!”, shkruan më tej në urimin e tij, Taravari.

Ndryshe, në Kongresin e Manastirit me 22 nëntori është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bitcoin i afrohet barrierës së 100 mijë dollarëve

Story i radhës

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë