taravari te iftari i kurtit nuk diskutojme kush eshte lider i vlen it 67e6cfdf77149

Taravari: Te iftari i Kurtit nuk diskutojmë kush është lider i VLEN-it

March 28, 2025
1 minut lexim

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i pyetur lidhur me deklaratën e kreut të lëvizjes Besa Bilall Kasami se në zgjedhjet lokale ata si koalicion do të kandidojnë me lista të përbashkëta, tha se në koalicionin VLEN atmosfera është e relaksuar dhe se janë në bisedime për t’i qartësuar të gjitha gjërat.

ARBEN TARAVARI, LIDER I ASH-SË

“Jemi duke negociuar, jemi në atmosferë të relaksuar brenda koalicionit, kështu që besoj dhe shpresoj që do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe do ti zgjidhim të gjitha paqartësitë mes nesh”.

I pyetur lidhur me iftarin e sotëm, të thirur nga kryeministri I Kosovës Albin Kurti dhe se a do të pranonte Taravari pozitën lider i “ VLENIT” po që se i ofrohej tha se as që e ka menduar një gjë të tillë dhe se nuk është në interesat e tij.

ARBEN TARAVARI, LIDER I ASH-SË

“Sonte të gjithëve na ka thirrur zotëri Albin Kurti, kryeministri i Kosovës për një iftar. Mes tjerash mendoj se do të bisedojmë edhe tema politike, por as që është diskutuar se kush është lider i VLEN-it. As që e kam menduar, as që e kam llogaritur, as që më intereson kjo punë”.

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ditën e djeshme tha se nuk është e vërtetë se ASH ka kërkuar që të ketë 40% të kandidatëve, por tha se propozimi i tyre ka qenë që të garojnë veçmas me lista për këshilltarë. Ai tha se ASH ka mbetur të vendosë nëse do të shkojë veçmas apo bashkë me subjektet tjera të koalicionit.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gresa aksidentohet me veturen e nenes se saj asaj i tregon ne kosova today 67e6cbea2b353
Story i mëparshëm

Gresa aksidentohet me veturën e nënës së saj, asaj i tregon në Kosova Today

mungesa e inspektoreve ne komuna duhet te alarmohet e te plotesohet sa me pare 67e6d0198902b
Story i radhës

Mungesa e inspektorëve në komuna duhet të alarmohet e të plotësohet sa më parë!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë