Taravari takon prindërit e Ëmblës: Për këto fëmijë duhet të kujdesemi më shumë se sa për fëmijët tonë

February 3, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë ditës së sotme takoi të atin e Ëmblës për të zgjidhur problemin që u bë publik gjatë ditës së djeshme.

Sipas Taravarit, kjo ngjarje është një alarm i mirë për vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve ndaj këtyre fëmijëve.

“Këto fëmijë janë dhuratë nga Zoti dhe duhet të kujdesim për ata më shumë se sa për vetveten dhe më shumë se sa për vetveten tonë’, u shpreh Taravari.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u raportua se në një shkollë të Gostivarit, prindërit e fëmijëve kishin nënshkruar peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbi 14 mijë raste aktive me virus

Story i radhës

​Kluge: Pandemia ka shumë të ngjarë të merr fund

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë