taravari takon dhe falenderon homologun turk miqte e mire shihen ne dite te veshtira 680d0b7458086

Taravari takon dhe falënderon homologun turk: Miqtë e mirë shihen në ditë të vështira

April 26, 2025
1 minut lexim

Edinre, 26 prill – Në kuadër të Samitit të “Balkan Health Business Forum” në Edirne, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Prof. Dr. Kemal Memişoğlu.

Në fokus të bisedimeve, ishte tragjedia e ndodhur në qytetin e Koçanit, ku Turqia ofroi ndihmë të menjëhershme dhe mbështetje të madhe për të lënduarit. Me këtë rast, ministri Taravari shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën e ofruar.

“Një falënderim të veçantë, në emrin tim dhe në emër të gjithë vendit, i shpreha ministrit turk të shëndetësisë prof. dr. Kemal Memişoğlu për ndihmën e madhe që na kanë dhënë, sidomos në tragjedinë e Koçanit. Miqtë e vërtetë shihen në ditë të vështira!”, tha Taravari.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan gjithashtu për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e shëndetësisë, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

vlen kur po dalin dosjet korruptive bdi krijon kriza artificiale dhe kercenime per bojkot te zgjedhjeve 680d0b6c42284
Story i mëparshëm

VLEN: Kur po dalin dosjet korruptive, BDI krijon kriza artificiale dhe kërcënime për bojkot të zgjedhjeve

aksident ne afersi te maliqit makina del nga rruga dhe perplaset me murin lendohet nje person 680d1109656c9
Story i radhës

Aksident në afërsi të Maliqit, makina del nga rruga dhe përplaset me murin, lëndohet një person

Të fundit nga

ShkoLartë