TARAVARI

Taravari takon Daniel Braun, përfaqësuesin e Fondacionit Konrad Adenauer

October 18, 2022
1 minut lexim
U.d. kryetar i Aleancës për Shqiptarët, njëherit kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, është takuar sot me përfaqësuesin zyrtar të Fonadacionit Konrad Adenauer për RMV-në, Daniel Braun.
Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, proceset brendapartiake si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunat në RMV gjatë kohës së krizës energjetike dhe ekonomike.
“Sot takova z. Daniel Braun, përfaqësuesin zyrtar të Fonadacionit Konrad Adenauer me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë luftën kundër korrupsionit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Falënderova z.Braun për përkrahjen e vazhdueshme të Fondacionit Konrad Adenauer, roli i të cilit është i pazëvendësueshëm dhe shumë i çmuar në profilizimin e Aleancës për Shqiptarët dhe afrimin e saj me partitë e Qendrës së Djathtë të rajonit dhe me familjen e Partive Popullore Evropiane”, theksoi Taravari pas takimit.
Ndryshe, ky është takimi i dytë Taravari-Braun, pas atij më 15 korrik të këtij viti në Gostivar.

MARKETING

RENT A CAR

VAKSINA BOOSTER
Story i mëparshëm

Prej nesër fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal

fajon rmv e ka mbeshtetjen qe deri ne vitin 2030 te behet anetare e be se 634e9d6363708
Story i radhës

Fajon: RMV e ka mbështetjen që deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e BE-së

Të fundit nga

Shpendi shpërthen në lot pas eliminimit

Cesena i ka thënë lamtumirë Serisë A. Klubi italian ka humbur mundësinë për t’u ngjitur në elitë. Bardhezinjtë janë mposhtur sot nga Katanxaroja me rezultatin minimal 0:1. Por kjo ndeshje “play off”-i
ShkoLartë