Shkup, 18 nëntor – Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se sot në ora 12, u.d kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, do të takohet me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, informon Zhurnal.
Siç thuhet në njoftimin e ASH-së, takimi do të mbahet në Qeveri ndërsa pas takimit do të ketë deklaratë për media.
Në kumtesën e partisë nuk është cekur se për çka do të bisedohet por tanimë kjo çështje është një sekret publik, e qëllimi është përfshirja e ASHsë në Qeveri. Kështu, partitë si BDI dhe Alternativa do të duhet të sakrifikojnë diçka nga vetja dhe t’i kalohet ASH-së në menaxhim./Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk