Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Taravari: Shëndetësisë në Maqedoni i mungojnë 1000 mjekë – Gazeta.mk

Taravari: Shëndetësisë në Maqedoni i mungojnë 1000 mjekë

1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në shëndetësi në Maqedoninë e Veriut mungojnë së paku 1000 mjekë.

Ai për “Zërin e Amerikës” gjithashtu njoftoi se do të punësohen 600 kursantë dhe gjetja e 1200 punëtorëve shëndetësorë të cilët janë të angazhuar me kontratë.

Maqedonisë i duhen minimalisht 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë”, tha Taravari.

Ministri tha se ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit

“Ata që presin punësim janë kandidatë potencialë për të ikur jashtë vendit. Shpresoj që vitin e ardhshëm të gjejmë një zgjidhje, përveç 300 specializantë, të punësohen rreth 300-400 mjekë dhe të kemi një qëndrueshmëri në spitale, të paktën në brendësi të vendit”, theksoi Taravari.

Në nivel vjetor, sipas ekspertëve mjekësorë, nga vendi largohen rreth 250 mjekë, si dhe personel tjetër mjekësor.

Story i mëparshëm

Bitcoin i afrohet 90 mijë dollarëve

Story i radhës

Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm është matur temperatura më e ulët në Maqedoni

Të fundit nga