Taravari: Pretendojmë të marrim një deputet më shumë në zonën 6

min lexim

“Unë e kuptoj BDI-në. Është duke shprehur një farë nervozizmi që nuk është në rregull, se rrotacioni dhe ndryshimi është punë e shëndoshë edhe për BDI-në, edhe për shoqërinë edhe për shtetin. Ne kemi bërë ankesa vetëm në zonën zgjedhore numër 6. Në zonën zgjedhore numër 5 nuk e komentoj se nuk kam informata”.

Kështu është shprehur Arben Taravari teksa u pyet për akuzat e Frontit Europian se duan t’ia marrin një deputet në zonën 6 dhe një në zonën 5.

Taravari sqaroi se në zonën 5 nuk ka informacione dhe se aty VLEN nuk ka parashtruar ankesa për rezultatin zgjedhor

“Ne kemi bërë ankesë në një vendvotim në Likovë dhe është përdeftuar se ka funksionuar treni bullgar. Ne kemi ankesa në disa vendvotime në zonën 6 ku mungojnë disa fletëvotime që për ne hap dyshimin se përsëri është aplikuar treni bullgar. Si palë në zgjedhje, ne kemi të drejtë të bëjmë ankesat tona dhe pretendojmë të marrim një deputet më shumë si BDI-ja siç ka marrë një deputet më shumë në njësinë zgjedhore për 135 – 140 vota. Për zonën zgjedhore 5 e di se ka pasur parregullsi dhe kjo është e pakontestueshme. Ne nuk kemi bërë atje, sepse jemi larg deputetit të dytë”, tha Taravari në ClickPlus në TV21.

Shtoi se në zonën 6 është e qartë se Fronti Europian ka ushtruar “kërcënim, blerje votash e shantazhe”./TV21

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Ministrja Gërvalla: Rruga nga Tirana në Beograd kalon nëpër Prishtinë. Kush se kupton, nuk ka kuptuar gjë

Story i radhës

Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës, nga Bajazid Elmaz Doda

Të fundit nga