Taravari: Pesë studentët më të mirë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe në Shtip do të punësohen në klinika

min lexim

Ministri i Shëmdetësisë, Arben Taravari tha se pesë studentët më të mirë që kanë diplomar në Shkupz Tetovë e Shtip do të punësohen në klinika dhr tha se shumë shpejt, kjo do të jetë pjesë e ligjit të ri për mbrojtje të shëndetësisë, përcjell TV21.

“U dakorduam që pesë studentët që kanë diplomuar, më të mirët në fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe në Shtip të punësohen. Ata qe kanë diplomuar në Shkup do të punësohen në klinikat në Shkup, ata që kanë diplomuar në Tetovë do të punësohen në Spitalin Klinik të Tetovës dhe ato që kanë diplomuar në Shtip atje do të punësohen, në Spitalin Klinik të Shtipit. Së shpejti, kjo do të të jetë pjesë e ligjit të ri për mbrojtje shëndetësore deri sa ta sjellim ligjin, kështu do të mundohemi që si ministri t’i motivojmë drejtorët e klinikave dhe Spitaleve Klinike që t’i pranojnë këta njerëz”, tha Taravari.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Regjistrimi i popullsisë, Kastrati: Banorët që kanë refuzuar të regjistrohen do të gjobiten

Story i radhës

“VLEN” do të ketë shtatë zëvendësministra, Elfete Ismaili në Mbrojtje, ndërsa Flakron Bexheti në Bujqësi

Të fundit nga