Taravari për ftesën e Lëvizjes Besa: Nuk duhet t’i japim dikujt arsye që të thirret Platforma e dytë e Tiranës

November 4, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari është përgjigjur në pyetjen rreth ftesës së Lëvizjes Besa për takim liderësh duke thënë se të gjithë janë me qëndrim të njejtë rreth 20%-shit në Kushtetutë dhe nuk sheh nevojë që të ulen bashkë.

“Me Lëvizjen Besa dhe gjitha partitë shqiptare jemi në komunikim të vazhdueshëm. Ideja të ulemi, të komunikojmë dhe t’i sjellim vendimet së bashku. Unë me sa e shoh të gjitha partitë janë pro asaj që e kemi thënë për 20%. Nuk duhet t’i japim dikujt arsye që të thirret Platforma e dytë e Tiranës. Mendojmë se mund ta menaxhojmë atë duke diskuar dhe duke e mbajtur këtë diskutim të vazhdueshëm”, tha Arben Taravari, U.D kryetar i ASH-së.

Lidhur me thirrjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për takim liderësh, Taravari është përgjigjur “Të hënën jemi thirrur në takimin e liderëve prej kryeministrin aktual, do të shkojmë dhe aty do të dëgjojmë se çfarë është ideja, për çfarë do të bisedojmë. Natyrisht e kemi strategjinë tonë të negocimit e kemi koordinu me grupin për organizmin e Kongresit tek ne, ajo është kryesia e përkohshme. Do ta shohim në bazë të rrjedhave të bisedave, aty do jemi prezent shumë parti politike, do të dëgjojmë dhe pastaj do ta sjellim një vendim”, tha Taravari.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bilçik: Malit të Zi i duhet një politikë e përgjegjshme në kuadër të kushtetutës dhe ligjit

Story i radhës

Klubi serb heq dorë nga gara për të mos luajtur me skuadrën nga Republika e Kosovës 

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë