Arben Taravari nga koalicioni VLEN, i është përgjigjur liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili dje pyeti ata nëse oreksi për pushtet i ka shtyrë ata që të gabojnë.
Taravari tha se oreks për pushtet ka pasur vet Ali Ahmeti pasi ka qëndruar për 22 vite në pushtet, ndërkohë që uroi që të jenë opozitë konstruktive dhe siç tha, do të maten në zgjedhjet lokale të vitit 2025.