Taravari: Nuk ka përçarje por mendime ndryshe në ASH, vendimet që sillen në organet partiake duhet të respektohen

Ë
Kreu i ASH-së, Arben Taravari i ftuar në emisionin “A më dëgjon” në Monitor.mk, ka folur rreth aktualitetit politik në vend. Taravari ka folur për qeverisjen e ASH-së dhe për bashkimin e opozitës shqiptare.

I pyetur se e ka përçarje në ASH, ashtu siç flitet në publik, ai tha se ka mendime ndryshe, por jo edhe përçarje.

“Tash për tash nuk vlon. Për ASH-në thonë se vlon prej 2019-tës, dhe vazhdimisht më kanë pyetur a ka përçarje. Tash për tash nuk ka përçarje, pas një viti, 10 vitesh, tre vite nuk e di…Tash për tash ka mendime të llojllojshme dhe kjo është pasuri e ASH-së, kemi ditur të menaxhojmë situata më të rënda se kjo situatë dhe besoj se deri në fund do arrijmë ta menaxhojmë situatën ashtu siç duhet. Edhe pse kemi mendime të ndryshme, në organet partiake do të sjellim vendim të përbashkët dhe vendimin që e sjellim, duhet ta respektojmë çdokush prej nesh”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-ë.

Para do ditësh Taravari tha se ASH ka mundësi të del nga Qeveria për shkak se ndryshimet kushtetuese nuk ka gjasa të miratohen dhe për shkak të mos votimit të propozimligjit për Amnisti.

Në opinion flitet se daljen nga qeveria nuk e dëshirojnë një pjesë e eksponentëve të partisë. Taravari tha se vendimi do të sillet nga organet partiake për dalje ose jo nga qeveria më së voni nga fundi i këtij muaji apo fillimi i dhjetorit.

Story i mëparshëm

“A po mendon që kam ndonjë pëlqim ndaj teje a”, përplasen Linda dhe Ganiu

Story i radhës

Parashikimi i motit/ Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ulen ndjeshëm temperaturat

Të fundit nga