Taravari nga Sllupçani: Lavdi të Përjetshme Dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!

May 2, 2025
1 minut lexim

Sot, në përvjetorin e 24-të të çlirimit të Sllupçanit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mori pjesë në manifestimin që u mbajt në këtë vend simbolik të qëndresës dhe sakrificës shqiptare.

“Në Sllupçan, aty ku si sot e 24 vjet më parë erdhi liria dhe emancipimi i këtij vendi,”-shkruan Taravari në rrjetet sociale, duke kujtuar me nderim veprën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ai theksoi se UÇK-ja “me gjak e jetë bëri gati tryezën ku më pas do të firmosej Marrëveshja e Ohrit”, duke nënvizuar se liria dhe paqja që gëzon sot vendi janë rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!” – përfundoi Arben Taravari.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Të mos ndjehesh në faj: Pse është e rëndësishme?

Story i radhës

Mexhiti: 2 Maji është zëri i dhimbjes dhe krenarisë, jehona e sakrificës që s’duhet të harrohet kurrë

Të fundit nga

Simone Inzaghi i jep lamtumirën Interit

Simone Inzaghi nuk është më trajneri i Interit! Pritet vetëm zyrtarizimi, por ky është vendimi që ka marrë trajneri italian pas mbledhjes së sotme me drejtuesit e klubit, e para që pas
sqmken
ShkoLartë