Krytari i partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët, tha se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin dhe se nuk ka alternativë tjetër.
“Ne si Aleancë për Shqiptarët e thamë edhe në takim se ndryshimet kushtetuese nuk kanë alternativë, ato duhet të ndodhin medoemos për t’i hapur rrugën fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë”, u shpre Taravari. /SHENJA.