Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ende vazhdon të mos prish koalicionin me VMRO-DPMNE-në, parti të cilës pas zgjedhjeve lokale i ka besuar katër poste të rëndësishme në komunën e Gostivarit.
Taravari VMRO-së i ka besuar pozitën e sekretarit të komunës, drejtorin e shkollës fillore, “Goce Dellçev”, shkollës së mesme “Ekonomike” dhe drejtorin e kopshtit “Gëzimi Fëmijërorë”.
Edhe përkundër prishjes së koalicionit dhe shkarkimit të Zudi Enuzit nga pozita e drejtorit të Higjienës Komunale, kreu i Gostivarit ende nuk e ka parë të arsyeshme dhe nuk e ka marrë guximin të shkarkojë drejtorët e VMRO-së të emëruar nga vet ai./indeks.mk/