taravari me mire te dalim ne opozite 681fb894765db

Taravari: Më mirë të dalim në opozitë!

May 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari vlerëson se partia e tij është më mirë të kalojë në opozitë për shkak të raporteve të rrënuara mes partnerëve brenda Qeverisë.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Taravari tha se vendimin përfundimtar do ta sjell kryesia e partisë dhe paralajmëroi se së shpejti do të realizojë edhe një takim me kryeministrn Mickoski.

“Nuk kemi një qëndrim definitive, por besimi mes nesh aty në koalicionin qeverisës është në situatë të mjerueshme, duhet të takohem edhe me kryeministrin edhe njëherë se është korrekte të takohemi edhe një herë dhe besoj se Aleanca për Shqiptarët më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garë sa më të mirë, sa më të suksesshme, të organizohet nëpër shtabe, nëpër degët dhe të tentojë të fitojë sa më shumë komuna. Por, vendimin definitiv duhet ta sjelle kryesia e partisë”, tha Taravari për gazetën LAJM.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

ben affleck flet per here te pare pas ndarjes nga jennifer lopez i dua ende grate latine 681fb49dcf378
Story i mëparshëm

Ben Affleck flet për herë të parë pas ndarjes nga Jennifer Lopez: I dua ende gratë latine

taravari e pranon se po dalin nga qeveria 681fb8cfde45f
Story i radhës

Taravari e pranon se po dalin nga Qeveria

Të fundit nga

ShkoLartë