Taravari: Maqedonisë i duhet Kushtetutë e re, nuk heqim dorë nga heqja e 20%

1 minut lexim

Tani është periudhë e vështirë, le të kalojnë ndryshimet kushtetuese, por për VLEN mbetet e domosdoshme heqja e 20% nga Kushtetuta.

Kështu është shprehur Arben Taravari nga VLEN në ClickPlus në TV21 duke shtruar edhe idenë e një kushtetute të re në Maqedoninë e Veriut e cila do të përfshinte edhe zgjedhjet e presidentit në Kuvend.

“Është mirë që Maqedonia të bëjë një Kushtetutë të re, e cila Kushtetutë do të reflektonte realitetin etnik dhe demografik të qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Njëra prej propozimeve është edhe zgjidhja e presidentit në dy votimet e para me 2/3 e votave ndërkaq në votimin e tretë me shumicë të thjeshtë – me 61 votë. Për 20% absolutisht qëndrojmë aty. Patjetër ta bisedojmë këtë. E kemi biseduar se ky do të jetë një prej kushteve të domosdoshme të VLEN-it kur do të bëhen ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kryeministri Kurti i gatshëm të diskutojë “stinën e zgjedhjeve” në Kosovë

Story i radhës

Nesër dita e 7-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pronarit faktik të inceneratorit dhe kompanisë ‘5D’, Erion Veliaj

Të fundit nga