4
Shkup, 27 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari ka folur lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit, si dhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
thotë nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë.
I pyetur nëse planifikon të japë dorëheqje për shkak të thirrjeve dhe kërkesave të opozitës për vdekjen e fëmijëve në Klinikën Universitare të Fëmijëve, ministri thotë se për të kritikuar duhet të kesh kredibilitet moral.
“Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. Sa i përket Klinikës së Pediatrisë, po shikoja statistikat e gjithë vitit. Sipas tyre, nga 1 dhjetori i këtij viti, përqindja e fëmijëve të vdekur është më e ulëta. Nëse shkalla e vdekshmërisë do të ishte më e lartë këtë vit se tetë vitet e tjera të mëparshme, drejtori do të ishte zëvendësuar deri më tani”, thotë Taravari për “Sloboden Peçat”.
Sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ai thotë se nuk është dashur të dërgohet fare në Komisionin e Venecias kur është miratuar në vitin 2017.
“Ligji vazhdon të përdoret si më parë në vend, me përjashtime të rralla të ndonjë institucioni ku drejtorët maqedonas kanë dashur të tregojnë se nëse nuk e respektojmë gjuhën, jemi nacionalistë, gjë që mendoj se është e gabuar. Ligji është ende në fuqi dhe shpresoj se nuk do të ketë kthim prapa nga ai ligj”, thotë Taravari.
BURIMI: zhurnal.mk