taravari kushtetuta e rmv se duhet te ndryshohet ne perputhje me kornizen negociuese me be ne 6802635b84857

Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në

April 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 prill – Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje mes Sofjes dhe Shkupit, në mënyrë që të kalojmë këtë periudhë krize dhe të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Në çdo rast, Kushtetuta duhet të ndryshohet, tha në një intervistë për agjencinë bullgare “BGNES”, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri (Mickoski) dëshiron një lloj garancie që të mos ketë kushte të reja, sepse rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO ka qenë e vështirë. Unë jam optimist se do të gjendet një zgjidhje midis Sofjes dhe Shkupit në mënyrë që të mund ta tejkalojmë këtë periudhë krize dhe të fillojmë negociatat me BE”, thotë Taravari.

I pyetur nëse po kërkohet zgjidhje jashtë Kornizës negociuese, Taravari është i bindur se duhet ndryshuar Kushtetuta. “Sidoqoftë, Kushtetuta duhet të ndryshohet. Kryeministri me të drejtë dëshiron një lloj garancie se ky është kushti i fundit, se nuk do të ketë kushte të tjera për Maqedoninë. Shpresoj se do të gjendet një lloj zgjidhjeje mes Shkupit dhe Sofjes, qoftë edhe me garanci nga Brukseli dhe Uashingtoni, për të kaluar këtë periudhë, e cila është shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thekson Taravari.

I pyetur se çfarë po ndodh në koalicionin VLEN, që është pjesë e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë tha nuk ka konflikt në mes partive, por ka vetëm keqkuptime.

“Asgjë e veçantë. Partia jonë Aleanca për Shqiptarët do të marrë pjesë e pavarur në zgjedhje dhe tre partitë e tjera do të vazhdojnë së bashku si koalicion VLEN. Ne kërkuam që listat për këshilltarë të ishin të ndara, ata donin të ishin të përbashkëta dhe për këtë arsye ne garuam me kandidatët tanë për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë. Nuk ka asnjë konflikt mes partive në koalicion, vetëm keqkuptim”, tha Taravari.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

prezantuesja e njohur vjen me ne forme se kurre te gjithe syte tek ajo 68025f1c91ac1
Story i mëparshëm

Prezantuesja e njohur vjen më në formë se kurrë, të “gjithë sytë” tek ajo

paqe me shtetin nuk do kete kontroll burokratik rama zbulon ne lezhe projektin e ri per bizneset 680268b7eedb0
Story i radhës

“Paqe me shtetin, nuk do ketë kontroll burokratik”, Rama zbulon në Lezhë projektin e ri për bizneset

Të fundit nga

“Ne kemi parime”

Pas zhvillimeve të fundit rreth përjashtimit të ASH-së nga Qeveria Mickoski, kryesia e partisë së Taravarit në mbledhjen e mbrëmshme ka riafirmaur qëndrimin e saj se megjithatë janë faktor kyç në qeverisje.
ShkoLartë