Taravari: Jemi kritikuesit më të mëdhenj të BDI-së! (Video)

Kryetari i Alencës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se partia që drejton ai është subjekti më kritik ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ndonëse prej disa muajsh ASH-ja është partner i koalicionit qeveritar me BDI-në, Taravari këmbëngul se kritikat ndaj partisë së Ahmetit nuk kanë pushuar asnjëherë.

“Ne kemi qenë partia më kritike ndaj BDI-së, jo që vetëm kemi qenë, por vazhdojmë edhe të jemi. Unë gëzohem që sot disa analistë, por edhe përfaqësues politik, i përsërisin tezat dhe qëndrimet tona që i kemi thënë para 3,4,5,6 apo 7 viteve prej se jemi krijuar si parti. ASH-ja është krijuar si antipod i BDI-së dhe njëra prej arsyeve kryesore që jemi kyçur në politikë ka qenë arsyeja për ta ndryshuar BDI-në dhe vazhdojmë të mendojmë kështu, por vetëm duhet të shikojmë se në çfarë mënyre dhe si do të bëhet kjo. Uroj dhe shpresoj që ASH-ja do të jetë partia që do ta zëvendësojë BDI-në, sepse ka edhe kapacitete, edhe resurse njerëzore për ta bërë këtë ndryshim”, tha Taravari.

Story i mëparshëm

Jankullovska me 1 nëntor del nga burgu?!

Story i radhës

Pesë shprehi të shëndetshme që në fakt ju bëjnë të shtoni peshë

Të fundit nga