taravari hulumtimi i irl se rreqethes ministrat e ash se do te jene te pakompromiste per kete rast 64e56ec50e88d

Taravari: Hulumtimi i IRL-së rrëqethës, ministrat e ASH-së do të jenë të pakompromistë për këtë rast

August 23, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në lidhje me hulumtimin e fundit rreth djegies së spitalit modular në Tetovë, u shpreh se ky hulumtim i IRL-së është rrëqethës dhe se nuk ka qytetar në Maqedoninë e Veriut që nuk preket nga ky rast.

Kreu i ASH-së theksoi se partia e tij udhëheq me dy ministri që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e rastit me spitalin modular në Tetovë.

“Ministrat tanë janë të gatshëm që në periudhën në vijim ta bëjnë zgjidhjen e këtij problemi, për shkak se për dy vite nuk është bërë asgjë”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se akuzat ndaj ministrit Mexhiti janë të pabaza dhe se asnjë denar nuk është paguar ndaj kompanisë BRAKO nga ana e ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

“Ministri Mexhiti ka ofruar të gjitha dokumentet të cilat i ka kërkuar IRL-ja gjatë hulumtimit të tyre, por edhe tash po përgatit materiale që do t’i dorëzojë në Prokurori”, u shpreh Taravari duke shtuar se dy ministrat Mexhiti dhe Lloga do të jenë aset që në fund të dalë në sipërfaqe drejtësia.

Kujtojmë se para dy javëve, IRL (Investigative Raboratory Lab) publikoi një dokumentar të titulluar “Vrasje në Tetovë” ku akuzonte ish-funksionarët e Qeverisë për rastin e spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.

MARKETING

RENT A CAR

mickoski lsdm jane hyzmeqare te ali ahmetit 64e56bfa022e5
Story i mëparshëm

Mickoski: LSDM janë hyzmeqarë të Ali Ahmetit

horoskopi ditor per sot e merkure 23 gusht 2023 64e587a1d63d2
Story i radhës

Horoskopi ditor për sot, e mërkurë 23 gusht 2023

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë