taravari gostivarin dhe vrapcishtin mund ta fitojme qe ne rund te pare i gatshem te bashkepunoj me te gjitha partite 67f437355ea37

Taravari: Gostivarin dhe Vrapçishtin mund ta fitojmë që në rund të parë – i gatshëm të bashkëpunoj me të gjitha partitë

April 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 prill – Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari.

Duke folur për zgjedhjet lokale dhe listat e këshilltarëve, Taravari ka vlerësuar se në Gostivar dhe Vrapçisht mund të fitojë që në rundin e parë.

“Unë e di se në Gostivar dhe Vrapçisht qëndrojmë relativisht mirë dhe me ndihmë të disa partive pak më të vogla mund të kalojmë në rund të dytë po se po, por edhe të fitojmë që në rund të parë.

Partitë e vogla nuk i keni VLEN?

Jo, jo, nuk i kemi VLEN. Ja, hipotetikisht, nëse… Ja, VLEN tha se javën e ardhshme bashkohemi, atëherë nëse shohin interes të bashkëpunojnë me Aleancën për Shqiptarët…

Duhet të vijnë të bëjnë marrëveshje me ju?

Vijnë, ulemi bashkë, merremi vesh dhe thonë se në këto komuna mund të na ndihmoni, atëherë ulemi… Ata i kanë listat e veta, ne tonat…”, tha Taravari.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

afrim gashi mori pjese ne ceremonine e organizuar me rastin e dites se romeve 67f43731040ea
Story i mëparshëm

Afrim Gashi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Romëve

eksperti i sigurise marredheniet izrael turqi por shkohet drejt nje perplasje por pa finalizim 67f43cd1971af
Story i radhës

Eksperti i Sigurisë: Marrëdhëniet Izrael-Turqi? Por shkohet drejt një përplasje, por pa finalizim

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë