Taravari: Do të kërkojmë garanci nga BE, që pas ndryshimeve kushtetuese mos të ketë kushte shtesë për RMV-në! Nga Kushtetuta të eliminohet 20% për gjuhën shqipe

April 3, 2024
1 minut lexim

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari tha se platforma e tij do të ketë katër shtylla kryesore, integrimin e vendit në rajon dhe Europë, Maqedonia si prodhuese e sigurisë, shtet i së drejtës dhe vend me demokraci konsensuale. Taravari tha se do të kërkojë garanci nga BE, që mos të ketë kërkesa shtesë në rrugën drejt anëtarësimit të vendit në BE, pas ndryshimeve kushtetuese.

“Do të kërkojmë garanca nga përfaqësues i lartë i BE-së, që pas ndryshimeve kushtetuese, nuk do të ketë kërkesa shtesë për RMV-në, përtej kornizës negociuese të vitit 2022”, tha Taravari.

Taravari tha se gjithashtu do të kërkojë[ largimin e 20 përqindëshit nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe.

“Do të kujdesem që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fues i gjuhës shqipe si gjuhë tjetër që e flasin mbi 20 për qind e qytetarëve dhe që gjuha shqipe me alfabetin e saj të jetë gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës, në nivel të barabartë me gjuhën maqedonase”, theksoi Taravari.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hoti: Joefikasiteti i OSHP-së është shqetësues për buxhetin publik

Story i radhës

Sulmi i armatosur në Haraçinë/ Kjo është gjendja e të plagosurve, komuna vazhdon të jetë e mbyllur

Të fundit nga

Prishtina barazon me kampionin

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti Bleart Tolaj ka
ShkoLartë