Taravari: Do të isha njeriu më i lumtur, nëse gjatë mandatit tim përfundon Spitali i Kërçovës

November 5, 2024
1 minut lexim


“Kam dëshirë të jashtëzakonshme që gjatë mandatit tim ta përfundoj Spitalin e Kërçovës. Do të isha njeriu më i lumtur në Maqedoni”.

Kështu ka deklaruar Arben Taravari në Click Plus në TV21 teksa foli për projektet si ministër i Shëndetësisë.


“E dyta – Spitali Klinik i Shtipit ka filluar të ndërtohet në vitin 2019 dhe nëse arrij që për dy vjet, në 2027 t’i përfundoj Shtipin dhe Kërçovën, atëherë ne paraprakisht do të fillojmë ta projektojmë idenë e cila paraprakisht veç se ekziston, sepse kanë kaluar shumë ministra… Ne nuk duam ta themi… Po projektet ekzistuese, ata duhet të shfrytëzohen por jemi në komunikim me disa ndërmarrje ndërkombëtare, të disa shteteve, të cilat janë të interesuara që në fazën e parë të merren me këto dy projekte (Shtipin dhe Kërçovën) dhe në fazën e dytë të negociohet eventualisht për Qendrën Klinike Universitare, projekt i cili do të ishte për 50 deri në 100 vitet e ardhshme”, tha Taravari.

Duke folur për Qendrën Klinike Universitare dhe mënyrën e funksionimit të saj, Taravari zbuloi se ai nuk është për funksionim të saj me partneritet publik – privat.


Madje ai foli edhe për “luksin” që ofrojnë spitalet private.

“Unë i kam thënë edhe kryeministrit – nuk jam për partneritet publiko – privat në shëndetësi. Unë mendoj se duhet të ketë shëndetësi publike që do të mbulojë gati 90% e qytetarëve, të marrë shërbime mjekësore, me pagesë minimale dhe shëndetësi private e cila ekziston në Maqedoni dhe fatmirësisht funksionon super.
Miliona, miliona, miliona…?
Po, kush do luks, jo shërbime më të mira shëndetësore, por kushte hotelerike mund të shkojë në spitale private. Kush do shërbime korrekte dhe relativisht të mira shëndetësore, duhet të ketë servis publik shëndetësor”, tha Taravari.


Taravari bëri të ditur se sot ka pasur takim me një kompani ndërkombëtare e cila është e njohur për ndërtimin e spitaleve./TV21



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: BDI nuk ka fituar që nga 2011, bashkimi i opozitës ia tregoi vendin e duhur

Story i radhës

“Arrestimet rritën besueshmërinë te SPAK”, gazetari: Figura që shiheshin si të paprekshëm janë prapa hekurave

Të fundit nga

ShkoLartë