Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në rrjetin social facebook tregon detaje se çka i ndodhi dje. Ai tregon se ka pësuar një kolaps të papritur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
“Të Respektuar dhe po aq të dashur,
Dje ka qarkulluar lajmi se unë kam pësuar sulm kardiak.
Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të
vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur.
Kam pësuar kolaps të Papritur dhe jam dërguar urgjent në spital.
Jam ende nën vëzhgim sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.
Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve.
Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju.
Faleminderit nga zemra! Gjithmonë i Juaji! Arbeni” – ka shkruar Taravari në Facebook. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN