12
Shkup 24 tetor – Ministri i Shëndetësisë, dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin Win Win në Televizionin Telma ka folur për vizitën e sotshme të kryetares së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen që sipas tij ajo sot nga Shkupi përçoi mesazhe dhe porosi shumë të qarta.
“Porositë ishin më se të qarta, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ne jemi në rrugë të duhur, jemi të mirëseardhur në familjen evropiane. E deri aty si të arrijmë, janë kushtet e paracaktuara, Ndryshimet Kushtetuese, për të cilat duhet harmonizim i plotë politik brenda vendit, por gjithsesi na duhet edhe një garancë që ky do të jetë kushti i fundit që do të kërkohet për sa i përket vazhdimit të rrugëtimit evropian”, tha Taravari.
Ai shpreh shqetësimin e tij që një garancë na është dhënë edhe në vitin 2018, edhe kur u bë Marrëveshja e Prespes në vitin 2019 për ndryshimin e emrit. Prandaj, duhet kujdes në garancën e radhës që do të jipet.
Taravari gjithashtu theksoi se top prioriteti i kësaj qeverie është kapja e trenit për BE.
“Të jeni të sigurt që për këtë qeveri prioriteti kryesor është të kapim trenin drejt BE-së. Për neve është e rëndësishme që sa më parë të fillojnë negociatat të cilat pastaj do të ndikojnë dukshëm edhe në zhvillimin ekonomik të brendshëm të vendit”, përfundoi Taravari.
BURIMI: zhurnal.mk