Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit.
Ai thotë se BDI ka urdhëruar gjykatësit e saj që ta heqin ligjin e balancuesit.
“BDI-ja urdhëroi gjykatësit e saj që ta heqin ligjin e Balancuesit.
Ne do sjellim ligj edhe më të mirë sepse shqiptarët janë shtetformues!
Shqiptarët dhe askush nuk mund të jenë lojë e BDI-së e cila edhe tani që po mbytet nuk tregon asnjë lloj dashamirësie ndaj këtij populli që i dhà 22 vjet mundësi!”, ka shkruar Taravari.
Burimi: TV KLAN