Taravari: ASH shumë shpejtë partia e parë te shqiptarët

1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë forca kryesore politike te shqiptarët. Këtë premtim e ka bërë sonte në Klan Debat, u.d. kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

“Bisedojmë edhe me VMRO-DPMNE edhe me LSDM, ai subjekt politik që sillet më mirë me shqiptarët, me atë do të bashkëpunojmë… Deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ASH do të jetë partia e parë politike te shqiptarët”, shprehet i bindur Taravari.

Taravari i bindur se ASH do të rikthehet fuqishëm edhe në Tetovë.

“Unë mendojë se te asnjë njeri nuk ka dyshim se ASH është partia më e fuqishme opozitare te shqiptarët. Nuk ka dyshime askush pasi ka shtrirje çdo kundi. Besoj se dhe në Tetovë pas dy-tre-katër muaj do të rikthehemi fuqishëm dhe ndoshta do të jemi partia e dytë në Tetovë”, deklaroi Taravari.

Sa i takon Levicës, Taravari tha se ai subjekt politik nuk është aspak i rëndësishëm e aq më pak mund të merret parasyshë bashkëpunimi i ASH-së me ta

Marketing

Story i mëparshëm

Pëlqehet nga klubet angleze – Dumfries flet për të ardhmen e tij

Story i radhës

Zvicra rrit moshën e daljes në pension për gratë

Të fundit nga