Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për “Focus” ka deklaruar se incidenti tek sheshi Skënderbeu në Shkup ndodhur në ditën e pestë të protestave anti evropiane të organizuara nga VMRO dhe Levica, Cufi Kokën (Isuf Enuzin) njërin prej anëtarëve të partisë së tij që nxori armë zjarri dhe qëlloi në ajër në mes të protestuesve, e ka akuzuar si militant të BDI-së.
Për Taravarin aktivisti i Aleancës, Cufi Koka tashmë militant i Bashkimit Demokratik për Integrim sipas tij dhe i manipuluar nga tifo grupi “Shvercerat”, është shkaktari kryesor për incidentin tek sheshi Skënderbeu mes protestuesve pro rus dhe shqiptarëve./politiko.mk/