Tara largohet nga Fushë Kosova

1 minut lexim

Portieri Apollon Tara ka bëtë të ditur largimin nga skuadra e futbollit Fushë Kosova, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës (Grupi B).

Tara nuk e ka vazhduar kontratën me klubin.

“Faleminderit KF Fushë Kosova

Pas përfundimit të kontratës 1-vjeçare nuk kemi vazhduar bashkëpunimin.

Falënderoj trajnerin Burim Shala dhe presidentin e klubit Bashkim Ismajli për korrektesinë dhe respektin e tyre dhe gjithë bashkëlojtarët që arritëm objektivat në sezonin që lamë pas”, njofton Tara.

Fushë Kosova përfundoi në vend të tretë në edicionin që e lamë pas, duke tubuar 44 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amber Heard iu referohet grekëve gjatë një interviste për të nxitur një breshëri të re kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale

Story i radhës

Shehu: Mjekët po ikin nga vendi se shtypen nga qeveria, po rrezikohet shërbimi shëndetësor

Të fundit nga