Tanket ruse hyjnë në Ukrainë! Kaos në kufi – detaji në automjetet e blinduara që tregon se pushtimi po fillon

Tanket ruse po lëvizin drejt kufirit me Ukrainën, derisa lindja e vendit po goditet nga predha artilerie.

Një grup i madh tankesh të blinduara ruse të pikturuara me shkronjën “Z” aktualisht po lëvizin drejt kufirit ukrainas. Kjo ka çuar në sugjerime se atyre po u ndahen role në një pushtim të afërt, raporton express.uk, përcjell Bota sot.

Pamjet tregojnë se shkronja ‘Z’ është vendosur mbi tanke, armë vetëlëvizëse, kamionë me karburant dhe automjete furnizimi.

Kanali i pavarur rus Telegram Hunter’s Notes tha: “Të gjitha pajisjet e shënuara me ‘Z’ u panë pranë Kursk dhe në rajonin Shebekino të Belgorod’ në kufi me Ukrainën.”

Derisa lajmet rrjedhin nga rajoni kufitar i përçarë, një i huaj nga Britania e Madhe ka thënë se komuniteti i vogël i britanikëve në vend do të “luftojë si djajtë” me Ukrainën në rast të një inkursioni rus.

Shpërthimet nga predha artilerie besohet se janë dëgjuar në Donetsk, në Ukrainën lindore, të shtunën vonë.

Lajmi vjen pasi një emigrant nga Britania e Madhe tha se ai ishte pjesë e një komuniteti të vogël gati për të “luftuar si djajtë” në rast të një pushtimi.

Ai i tha BBC-së: “Ne jemi këtu, ne jemi gati të luftojmë dhe do të luftojmë si djajtë, po ju them. Këtu ka një komunitet të vogël emigrantësh“./Botasot

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja si të dalloni një gënjeshtar brenda pak sekondave

Story i radhës

I ftoi në debat, kundërshtarët heshtin, Indrit Sefa: I vendosur të shkoj përpara me qytetarët

Të fundit nga