“Tanket Leopard të Gjermanisë kanë arritur në Ukrainë”

March 27, 2023
1 minut lexim

Gjermania ka përfunduar dërgimin e 18 tankeve ‘Leopard 2’ në Ukrainë dy muaj pasi qeveria dha dritë jeshile për transferimin e tyre, transmeton Anadolu.

Sipas revistës ‘Der Spiegel News’, tanket e fundit u larguan nga Gjermania në fund të javës së kaluar dhe kanë arritur në Ukrainë.

Përveç tankeve, thuhet në raport, edhe afër 40 automjete luftarake të këmbësorisë ‘Marder’ kanë arritur në Ukrainë.

Qeveria gjermane nuk ka zbuluar rrugën e saktë të dërgesave të armëve.

Në fund të muajit janar, pas shumë hezitimesh, qeveria gjermane ra dakord të dërgojë tanke beteje në Ukrainë.

Tanket pritej të dorëzoheshin me një paketë të gjerë të armëve dhe pjesëve rezervë.

Gjatë dy muajve të fundit, ushtria gjermane ka trajnuar ekuipazhet ukrainase të tankeve dhe ushtarë të ngarkuar me operimin e automjeteve ‘Marder’.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Daja dhe xhaxhai vinin në iftar të paftuar, me vete merrnin edhe bukë”! Ismaili thotë se iftaret janë materializuar

Story i radhës

Drithëruese/ Mesazhi i fundit i rojes që humbi jetën nga breshëria e plumbave në Top Channel

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë