tani synon yllin e bayernit 68961a29b294d

Tani synon yllin e Bayernit

August 8, 2025
1 minut lexim

Al Nassr ka nisur zyrtarisht negociatat për të transferuar yllin francez të Bayern Munich, Kingsley Coman. Klubi nga Arabia Saudite e ka bërë 28-vjeçarin objektivin kryesor për krahun e majtë, duke synuar ta afrojë në këtë merkato verore.

Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet mes dy klubeve kanë filluar dhe Al Nassr është i gatshëm të bëjë një ofertë të majme për kampionin e botës 2018.

Coman, i cili prej vitesh është një nga lojtarët më të shpejtë dhe teknikë të Bundesligës, shihet si përforcimi ideal për të rritur fuqinë ofensive të skuadrës nga Arabia Saudite.

Ky është një tjetër lëvizje ambicioze e Al Nassr pas afrimit të Inigo Martínez dhe zyrtarizimit të João Félix.

Nëse marrëveshja finalizohet, Coman do të bashkohet me yje si Cristiano Ronaldo, Sadio Mané e Aymeric Laporte në një skuadër që po synon dominimin e futbollit aziatik dhe garën serioze në AFC Champions League.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak godet trafikun e droges prokuroria e posacme grupi kriminal tentoi te fuste 28 ton kokaine nga amerika latine ne europe 689619eda7ff9
Lajmi i mëparshëm

SPAK godet trafikun e drogës/ Prokuroria e Posaçme: Grupi kriminal tentoi të fuste 28 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë

be ja u ben thirrje partive parlamentare ta respektojne vendimin e kushtetueses 68961a2c92c55
Lajmi i radhës

BE-ja u bën thirrje partive parlamentare ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

Të fundit nga

ShkoLartë